Reagim i fortë i Ervin Salianjit për bllokimin e aksit Librazhd-Përrenjas: Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon

Reagim i fortë i Ervin Salianjit për bllokimin e aksit Librazhd-Përrenjas: Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar ashpër për situatën e krijuar në aksin Librazhd–Përrenjas. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se izolimi i juglindjes për shkak të mosmirëmbajtjes dhe korrupsionit është një pasqyrë e qartë e keqqeverisjes. Ai thekson se qytetarët, ambulancat dhe bizneset u vunë në vështirësi dhe se shteti duhet të matet me siguri dhe përgjegjësi, jo me fasada dhe propagandë. Postimi i plotë i Ervin Salianjit: Është e turpshme që në vitin 2026 një aks kombëtar si Librazhd – Përrenjas të bllokohet totalisht për orë të tëra.Jo nga ndonjë fatkeqësi e jashtëzakonshme.Por nga mungesa e mirëmbajtjes.Nga neglizhenca.Nga korrupsioni.Për më shumë se dy orë, e gjithë juglindja u la e izoluar, sikur të mos ishte pjesë e këtij vendi.Qytetarë të bllokuar në...