“Rasti Balluku zbulon fytyrën e vërtetë të Ramës”, avokati i njohur reagon ashpër: Zv/kryeministrja vë në pikëpyetje..

“Rasti Balluku zbulon fytyrën e vërtetë të Ramës”, avokati i njohur reagon ashpër: Zv/kryeministrja vë në pikëpyetje..

Avokati Redi Ramaj, anëtar i Forumit të Dialogut Politik, ka folur lidhur me çështjen “Balluku”, duke shprehur shqetësime për gjendjen e demokracisë dhe raportin e mazhorancës me institucionet e drejtësisë. I ftuar nënjë emision televiziv, Ramaj deklaroi se, sipas tij, demokracia në vend po pëson regres të vazhdueshëm. “Ditë për ditë po bie demokracia në vend. Ky është shqetësimi ynë. Kur mungon balanca dhe forcohet vetëm një grup i vetëm, rrezikojmë të kthehemi në një shtet autoritar”, u shpreh ai, duke shtuar se pritshmëritë për integrimin europian mbeten të larta, por kërkojnë standarde demokratike funksionale. Ramaj theksoi se, sipas tij, çështja Balluku ka shënuar një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e kryeministrit dhe mazhorancës ndaj SPAK-ut. Ai rikujtoi deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama,...