“Rasti Balluku trondit besimin te drejtësia”,pedagogia ‘shpërthen’: Vendimi i Kuvendit shihet si precedent i rrezikshëm
Pedagogia Eneida Bozhegu ishte sot pjesë e tryezës së zhvilluar nga ish-deputeti Ervin Salianji me intelektualë në Tiranë. Ajo u ndal në problematikat sa i përket ekzekutivit dhe ndërhyrjet që po bëhen gjithmonë e më të shpeshtë në pushtete të tjera, siç është gjyqësori. Bozhegu përmendi këtu edhe vendimin e marrë nga Kuvendi për të refuzuar heqjen e imunitetit të ish ministres Belinda Balluku pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj. “Akti i parë në një shtet të së drejtës, dhe më sublimi manifestohet me institutin e dorëheqjen. 82 kukulla të bukura, njëra më e bukur e tjetra, votuan kundër një prej tre pushteteve, gjyqësorit. Pushteti politik iu kundërvu petkut të gjyqtarit dhe shqyrtuan diçka të ardhur nga pushteti paralele”, tha ajo. Pedagogia ngriti...
Burimi:
sot.com.al