Rasti ‘Balluku’ në Kushtetuese, Rama: Me këtë vendim edhe Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga detyra
Kryeministri Edi Rama komentoi në Podkastin e tij “Flasim”, episodi 5 i sezonit gjashtë, ditën e sotme (8 shkurt), edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra të ministres dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur dhe nën akuzë nga SPAK dhe me masë nga GJKKO, e cila mbeti në fuqi. Kreu i mazhorancës tha se Kushtetuesja u tregua e pafuqishme dhe e paaftë për të marrë një vendim të qartë dhe për të gjykuar kërkesën e tij, ndërsa theksoi se do ta vazhdonte betejën më tej. Sipas tij, ky vendim sjell një anomali dhe absurditet kompetencash dhe përplasjesh, pasi tani një gjykatës mund të pezullojë edhe Presidentin e Republikës. “Kështu që, ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir...
Burimi:
sot.com.al