Rasti Balluku, Manjani: Kushtetuesja nuk e zgjidhi konfliktin e kompetencave mes qeverisë dhe GJKKO-së
Belinda Balluku nuk është më zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës. Pas më shumë se 2 javësh shqyrtim, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë dot një vendim shumice për padinë e kryeministrit Edi Rama, duke rrëzuar kërkesën, për shkak se 8 gjyqtarët u ndanë në 4 pro dhe 4 kundër. Në lidhje me këtë vendim Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Kushtetuesja nuk e zgjidhi dot konfliktin e kompetencave mes qeverisë dhe GJKKO-së, pra nëse kjo e fundit e ka kompetencën të pezullojë nga detyra një anëtar të qeverisë. Ndër të tjera ai shprehet se Kushtetuesja ka dështuar të marrë një vendim mbi objektin e kërkesës së bërë. Postimi i plotë: Meqë kam shumë pyetje dhe nuk u përgjigjem dot të gjithëve, po e sqaroj këtu domethënien e vendimit pa...
Burimi:
sot.com.al