Rasti Balluku/ “Imuniteti nuk është privilegj për t’iu shmangur drejtësisë”, avokatja zbulon detajet: Arresti me burg..

Rasti Balluku/ “Imuniteti nuk është privilegj për t’iu shmangur drejtësisë”, avokatja zbulon detajet: Arresti me burg..

Çështja që lidhet me kërkesën e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të deputetes dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku po ndiqet me shumë interes nga publiku. E ftuar në një studio televizive, avokatja Denisa Alliu theksoi se rasti duhet analizuar me kujdes në planin juridik dhe institucional. Sipas saj, roli i SPAK-ut në hetimin e korrupsionit në nivele të larta është thelbësor, por çdo kërkesë për masa të forta duhet të mbështetet në prova dhe argumente të qarta ligjore. “Imuniteti duhet parë si një mbrojtje institucionale për deputetët, jo si një privilegj personal për t’iu shmangur drejtësisë,” u shpreh Alliu. Ajo shtoi se arresti me burg është masa më e rëndë e sigurisë dhe për këtë arsye kërkon hetime...