Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës
Publikimi i mbi 3 milionë faqeve nga dosja e Jeffrey Epstein, të administruara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ka zbuluar një sërë komunikimesh, email-esh dhe dokumentesh që përmendin emra të njohur nga politika dhe jeta publike ndërkombëtare. Mes tyre, shfaqen edhe referenca që lidhen me Kosovën dhe Shqipërinë. Atifete Jahjaga në dokumente Në disa prej email-eve të publikuara përmendet edhe emri i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila mbante këtë detyrë në vitin 2012. Në një email të dërguar nga një person me identitet të panjohur thuhet: “Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, në Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte t’ju takonte, nëse keni kohë këtë javë.” Dokumentet nuk konfirmojnë nëse ky takim është zhvilluar realisht.-informon...
Burimi:
javanews.al