Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Raporti i OSBE/ODIHR, më i rëndi në 30 vite”, gazetari: Është ndërtuar një sistem, ku s’ka votë të lirë
Gazetari Reldar Deda tha në studion e emisionit QUO VADIS në Vizion Plus se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit ishte më i rëndi në 30 vite. Sipas tij, në vendin tonë është ndërtuar një sistem ku nuk ka votë të lirë. “Është ndërtuar një sistem ku nuk flitet për votë të lirë. Ky është i gjithë problemi. Unë do të jap vetëm një shembull, keni parë një universitet publik apo privat që ka bërë një studim për modelin ekonomik në Shqipëri? Këtu elita nuk ka, media nuk bën detyrën, krahu i punës ka ikur. Të gjithë sektorët i ke të kapur. Kush po e bën rezistencën në shoqëri? Kush e mbush bulevardin, sheshin? Raporti i OSBE/ODIHR ka qenë më i rëndi në 30...