Raporti i misionit të PE në Tiranë: Vijoni luftën kundër korrupsionit, duhet reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

Raporti i misionit të PE në Tiranë: Vijoni luftën kundër korrupsionit, duhet reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

Parlamenti Evropian ka publikuar raportin e misionit te Komitetit të Jashtëm që vizitoi Shqipërinë dhe Malin e Zi në shkurtin e këtij viti. Në këtë raport theksohet se fokusi i takimeve ka qenë raporti i vlerësimit për piketat e ndërmjetme si hapi i radhës në procesin e negociatave që krijon mundësi që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve. “Anëtarët nënvizuan nevojën për të vazhduar punën për “themeloret”, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e shtetit të së drejtës dhe miratimin e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse. Ata inkurajuan stabilitetin politik dhe dialogun”, thuhet në raportin e Komitetit të Jashtëm të PE Raporti veçon se gjatë takimeve në Shqipëri u diskutua edhe rreth hetimeve te korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë...