‘Ramës iu refuzuan të gjitha takimet në Uashington’, Berisha-kryeministrit: Heshtja jote flet më shumë se çdo gjë

‘Ramës iu refuzuan të gjitha takimet në Uashington’, Berisha-kryeministrit: Heshtja jote flet më shumë se çdo gjë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pas deklaratave të kryeministrit Rama në podkastin e tij “Flasim”. Me anë të një video në rrjetet sociale, Berisha i kërkon kryeministrit Rama që të tregojë se përse iu refuzua çdo takim në SHBA. Sipas tij, çdo takim që Rama ka kërkuar nuk i është pranuar, ndërsa shtoi se ai nuk do të japë asnjë sqarim për këtë, por heshtja, thotë Berisha, tregon më shumë se çdo gjë tjetër. “Së pari do ti shtroj një pyetje, si ka mundësi që tu refuzuan të gjitha takimet në Uashington, përveçse një NGO, edhe ajo me dyer të mbyllura, duhet ti bësh transparencë shqiptarëve. Nuk ishe në udhëtim privat, por ishe përfaqësues i Shqipërisë në një forum prestigjioz si Bordi i...