Ramën nuk e takoi askush/ Osmani pritet nga Marco Rubio në Departamentin e Shtetit
Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington, D.C., dhe në shënim të 18-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u prit në Departamentin e Shtetit në takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për ftesën që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ia bëri Kosovës për të qenë shtet bashkëthemelues i Bordit të Paqes dhe pjesë e takimit inaugurues. Ajo po ashtu shprehu falënderimet për garancat e fuqishme që Presidenti Trump i dha dje për paqen në rajonin tonë dhe, me këtë rast, e falënderoi edhe Sekretarin Rubio për lidershipin dhe bashkëpunimin e tij në këtë proces.Në këtë takim u diskutuan çështje...
Burimi:
sot.com.al