‘Ramaduro, famëzi si hajdut edhe në Australi’, Berisha publikon video-n e medias australiane

‘Ramaduro, famëzi si hajdut edhe në Australi’, Berisha publikon video-n e medias australiane

Lideri demokrat, Sali Berisha ka shpërndarë në platformën e tij sociale, Facebook, një video virale të medieve australiane, ku pasqyron protestën e opozitës së mbajtur më 20 shkurt në Tiranë. Në videon e medias australiane, kjo e fundit shpjegon se si policia iu përgjigj më ujë dhe gaz lotsjellës mbështetësve paqësorë të opozitës, ndërsa këta të fundit i bëjnë thirrje kreut të qeverisë që t’i japë fund korrupsionit. Teksa ka bërë publike videon e medias australiane, Berisha shkruan se: ‘Ramaduro bëhet famëzi si hajdut edhe në Australi’. Më 20 shkurt, opozita mbajti protestën e katërt kombëtare në Tiranë, këtë radhë në shenjë simbolike ndaj rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, 35 vite më pas. Gjatë kësaj proteste, Policia nuk kurseu gazin lotsjellës dhe ujin...