“Rama vuri duart në kokë”, ish-deputeti Braho paralajmëron: Belinda Ballukut s’i bën derman as perëndia
Ish-deputeti socialist, Spartak Braho, thotë se kryeministri Edi Rama duhej të kishte shkarkuar Belinda Ballukun nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, menjëherë pasi SPAK i komunikoi akuzën për veprën penale “shkelje e barazisë në tenderë” për tunelin e Llogarasë. “Duhej, duhej ta kishte shkarkuar. E lehtësonte. Duhet kuptuar një gjë. Hiqet imuniteti, s’hiqet imuniteti; merret e pandehur, s’merret e pandehur; ka filluar çështja penale. Dosja në fund do të shkojë në gjyq. Nuk ka perëndi që i bën derman Ballukut. Do vejë në gjyq, do ta shqyrtojë. Vendimin e fundit, me imunitet, pa imunitet, e jep gjykata që do të shqyrtojë çështjen”,- tha Braho në një emision televiziv, Ish-deputeti scialist deklaroi që ndryshe nga çfarë thuhet në publik, mazhoranca po ndërhyn...
Burimi:
sot.com.al