Rama-Vuçiç, analogji e frikshme apo paralajmërim për ‘fatin’ e SPAK-ut?

Rama-Vuçiç, analogji e frikshme apo paralajmërim për ‘fatin’ e SPAK-ut?

Rama-Vuçiç, analogji e frikshme apo paralajmërim për ‘fatin’ e SPAK-ut?Vetëm një javë më parë, Asambleja Kombëtare (Parlamenti) e Serbisë miratoi ndryshimet në ligjet kryesore gjyqësore, të propozuara nga një deputet i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet (U. Mrdić). Kritikët në Serbi pretendojnë se këto ndryshime, të miratuara shpejt dhe pa konsultime publike, do të kufizojnë pavarësinë e gjykatave dhe prokurorëve; dobësojnë kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe do të rikthejnë në prokuroritë nga të cilat ishin transferuar përkohësisht 11 nga 20 prokurorët që aktualisht punojnë në Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar (TOK), prokuroria homologe e SPAK-ut tonë.Pasi këto ndryshime u njoftuan publikisht, TOK lëshoi një deklaratë, e cila vlerësoi se miratimi i tyre do të paralizonte punën e saj dhe...