Rama vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron në Pallatin Elysée

Rama vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron në Pallatin Elysée

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Paris, për samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet teksa është pritur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. “Paris – Mikpritja në Pallatin Élysée nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pak para nisjes së samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën”-shkruan Rama. Po ashtu, Rama u takua me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, “për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane”.