Rama vijon të “zhvishet” ndaj Izraelit, votohet akti i paprecedent

Rama vijon të “zhvishet” ndaj Izraelit, votohet akti i paprecedent

  Siç dhe pritej, mazhoranca e kaloi rezolutën e beftë të shpalljes së Iranit “shtet terrorist”, duke u zhytur dhe më thellë në një pozicion me risk në zhvillimet e trazuara gjeopolitike, pa u sqaruar se ku është interesi i Shqipërisë në këtë rast, sidomos nga një rreshtim shokues me Izraelin, këtë shtet tashmë të diskretituar globalisht dhe të urryer ndërkombëtarërisht, si një shtet mizor dhe gjenocidal. Me 79 votat e PS, Par;amrnti votoi pro rezolutës. Ndërsa deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në sallë, duke e konsideruar aktin si axhendë personale të Ramës, pa guxuar që t’i bëjnë një lloj oponence morale, si dhe gjeopolitike gjithashtu. Ky akt i Shqipërisë, pra i qeverisë shqiptare, ende nuk ka një të dytë as në Europë...