Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të vijojë punën pa pritur opozitën, duke theksuar se ata që duan të bashkëpunojnë janë të mirëpritur. Ai akuzoi kundërshtarët politikë se po pengojnë proceset dhe po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë jashtë vendit, ndërsa brenda vendit veprojnë vetëm për bllokim. Rama shtoi se Kuvendi duhet të modernizohet me më shumë teknologji dhe paralajmëroi nisjen e një procesi për ndryshime kushtetuese, përfshirë edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve. “Ajo pjesë e politikës që ne nuk e kemi përballë, por e kemi pas vetes, është duke u përpjekur të na pengojë që të vazhdojmë përpara. Ne duhet të ecim me shumë vendosmëri drejt futjes sa më të thellë të teknologjisë në punën e Kuvendit. Mendoj se kanali i Parlamentit në...