“Rama, tani është peng, nuk…”/ Vasili: Është njeri i telekomanduar nga narkotrafiku dhe krimi, ka shfaqur surratin
Në një reagim të ashpër pas fjalimit mbi dy orësh të kryeministrit Edi Rama, ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, deklaroi se kreu i qeverisë ka shfaqur “surratin e tij të vërtetë”, duke sulmuar sistemin e drejtësisë vetëm në momentin kur hetimet i janë afruar dyerve të tij. Gjatë bisedës televizive Vasili tha se kryeministri po demonstron një standard të dyfishtë, duke e mbrojtur drejtësinë kur godiste opozitën dhe duke e sulmuar atë kur heton zyrtarët e tij. Vasili argumentoi se kryeministri Rama krenohej me drejtësinë, të cilën e konsideronte “krijesën e tij”, për sa kohë ajo shërbente për të arrestuar me regji figura si Ilir Meta apo për të izoluar për më shumë se një vit Sali Berishën dhe liderë të tjerë opozitarë....
Burimi:
sot.com.al