Rama takon në Paris ministrin francez të Drejtësisë: Diskutuam për problematikat dhe draftin e ri të Kodit Penal

Rama takon në Paris ministrin francez të Drejtësisë: Diskutuam për problematikat dhe draftin e ri të Kodit Penal

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Paris një takim me ministrin francez të Drejtësisë, Gérald Darmanin, në prag të samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, të thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Élysée. Në fokus të bisedës ishte përfshirja e partnerëve francezë në grupin e reflektimit mbi politikën penale në Shqipëri dhe konsolidimi i draftit të ri të Kodit Penal, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira europiane. “Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, u takuam me ministrin e  Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të...