Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Kryeministri Edi Rama kritikoi opozitën për mënyrën se si prezanton zhvillimet në vend, duke theksuar se shumë çështje të rëndësishme për Shqipërinë identifikohen vetëm me “një luftë mizerabël politike”. Në podkastin e tij “Flasim” ai u shpreh se përpjekjet e kundërshtarëve politikë synojnë që punët e Shqipërisë të mbulohen me “ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes, mllefit dhe inateve të tyre”. “Ajo që është më shqetësuesja, për sa më takon dhe për sa na takon, është se nuk flitet, nuk komunikohet e nuk diskutohet për punët e Shqipërisë. Po përkundrazi, punët e Shqipërisë identifikohen vetëm me një luftë mizerabël politike dhe me një përpjekje të vazhdueshme të kujtdo që është në anën e kundërt me ne, që qeverisim Shqipërinë, për të bërë çmos që punët...