Rama: SPAK i vonuar, bëri sikur 21 janari nuk ekziston! S’ka drejtësi të re pa ndëshkimin e krimit më të egër të…
Me gishtin drejtuar SPAK për padrejtësinë që ende lëngon për masakrën e 21 janarit, shefi i qeverisë Edi Rama priti dje në Kryeministri familjarët e 4 protestuesve të vrarë në 2011 me plumbat e shtetit gjatë qeverisjes së Sali Berishës. Ndonëse zgjedh që ish-kryeministrin e asaj kohe të mos e përmendë me emër, Rama kujtoi episodin e 21 janarit para familjarëve të viktimave, kur tha se njeriu i zgjedhur nga populli iu përgjigj protestuesve me plumba balli, ndonëse ata nuk ishin futur brenda ambienteve të Këshillit të Ministrave dhe ndërkohë numri i tyre në shesh ishte duke u zvogëluar. “15 vjet më parë, këtu në këtë godinë ishte barrikaduar një hordhi e armatosur përzierje e trupës së rregullt të gardës së republikës dhe çetës së...
Burimi:
sot.com.al