Rama: Solidaritet me palestinezët, jo urrejtje për Izraelin. Netanjahu: Qëndruat krah nesh
Muri i Lotëve në Jeruzalem ishte ndalesa e parë e Kryeministrit Edi Rama në ditën e tij në dytë të vizitës në Izrael. Së bashku me bashkëshorten dhe delegacionin, kreu i qeverisë vizitoi vendin e shenjtë ku hebrenjtë luten për paqe në tokën e shenjtë. Aty la dhe një mesazh ku shkroi se “Është gjithmonë një përvojë unike të jesh përpara këtij Muri dhe uroj që Zoti, përmes këtij muri të fuqishëm, t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!” Më tej, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë kokë më kohë me homologun e tij, Benjamin Netanyahu. Ky takim u pasua me një deklaratë për shtyp, ku kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria u bashkua me dhimbjen e popullit palestinez ama nuk tregoi kurrë urrejtje ndaj...
Burimi:
vizionplus.tv