Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën nga asambleja e Partisë Socialiste në Durrës, ku u ndal te zgjedhjet e ardhshme vendore. Edi Rama: Është hapur një derë në BE, na kanë thënë ata: ne ju duam, ne duhet të bëjmë çmos të mos mbyllet dera pa hyrë ne brenda. Duhet ta konfirmojmë PS në zgjedhjet e ardhshme, që janë zgjedhje politike më shumë sesa vendore. Duhet që PS të jetë e vetëdijshme që fati e ka dashur të na bjerë një gur kaq i madh për ta vendosur në majë, duke vulosur prezencën e Shqipërisë në BE. Kështu e ka sjellë rrota e historisë, ne duhet ta bëjmë atë që na kërkohet. Duhet ta kapim trenin e historisë patjetër.