‘Rama skllav i lubi Ballukut’/ Berisha: Shpresa e vetme jemi ne
Kreu i PD Sali Berisha në foltoren e mbajtur përpara Kryeministrisë, ka vlerësuar qytetarët dhe mbështetësit demokratë që iu bashkuan protestës së opozitës më 28 shkurt. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion, ndërsa theksoi se komuniteti ndërkombëtar, ka dhënë mesazhe të qarta. “Një marsh i paparë më parë në rrugët e Tiranës. Ata dhanë mesazhin e një qytetarie të pamposhtur. Mirënjohje të pakufishme. Duhet të flasim hapur, t’i themi gjërat siç janë. Vendi po hyn në një fazë kritike. Rama siç e shihni, pasi është kapur dhe është vërtetuar si kryehajduti i kombit, deklaroi publikisht se korrupsioni do të mbrohet nuk do të luftohet. Deklaroi para shqiptarëve se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se vetë korrupsioni. Ai tha shqiptarëve se asgjë nuk...
Burimi:
ntv.al