Rama skanohet nga Koka, zbulon gafën diplomatike të kryeministrit në ‘Bordin e Paqes’
Bledian Koka analizoi vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë theksin te momenti më shqetësues i fjalimit, përfshirja e çështjeve të drejtësisë në një takim ndërkombëtar dhe sulmi drejtpërdrejt ndaj prokurorit Jack Smith, i cili ka drejtuar hetimin që çoi në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe më pas u emërua prokuror i posaçëm për hetimet ndaj Donald Trump në SHBA. Rama e etiketoi Smith ndërkombëtarisht si “sicario”, një term që nënkupton vrasës me pagesë, duke e përdorur këtë figurë si mjet politik për të relativizuar autoritetin e drejtësisë ndërkombëtare dhe për të personalizuar një aktivitet diplomatik. Koka theksoi se kjo nuk ishte një figurë retorike e thjeshtë, por një tentativë e qartë për të manipuluar perceptimin e drejtësisë dhe...
Burimi:
ntv.al