Rama: Shqipëria nuk i druhet Iranit dhe mbështet linjën e ashpër të SHBA-ve

Rama: Shqipëria nuk i druhet Iranit dhe mbështet linjën e ashpër të SHBA-ve

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të politikës amerikane ndaj Iranit, duke theksuar se vendi nuk ka frikë nga kërcënimet dhe se vendimet e marra janë të bazuara në përvoja konkrete dhe interesa kombëtare.Në një intervistë për median franceze, “Le Point”, Rama u shpreh se Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmit kibernetik të vitit 2022, duke e cilësuar regjimin në Teheran si një kërcënim real.“Shqipëria është një nga vendet e rralla që nuk ka marrëdhënie me Iranin. Sulmi kibernetik ndaj nesh ishte një agresion i drejtpërdrejtë”, tha ai.Kreu i qeverisë theksoi se vendi ka pranuar rreth 3 mijë anëtarë të opozitës iraniane për arsye humanitare, si dhe mbi 4 mijë shtetas afganë pas zhvillimeve të vitit 2021.Sipas tij,...