Rama: Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës

Rama: Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe forcat e tjera opozitare zhvillojnë sot protestën e pestë kombëtare kundër qeverisë, në një klimë të tensionuar politike. Tubimi vjen në një moment kur debatet e brendshme politike janë ndërthurur edhe me zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht me situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme. Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën përmes një postimi në platformën X, duke e lidhur retorikën e opozitës me zhvillimet në Iran. “Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan Rama, duke e vendosur përplasjen politike në kontekstin e qëndrimit të Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë përballë regjimit iranian. Deklarata e kreut të qeverisë vjen në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe SHBA-së...