Rama: Shpallen dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret, rritet mbi 2% buxheti i Mbrojtjes
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se gjatë kësaj jave janë shpallur zyrtarisht të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së kaluar, për periudhën 15 qershor – 15 shtator. Procesi është realizuar përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe përfshin bashkitë Malësi e Madhe, Krujë, Rrogozhinë, Peqin, Tepelenë, Delvinë, Has, Kukës, Dibër, Kamëz, Librazhd, Gramsh, Maliq, Finiq dhe Dropull. “Të gjitha këto territore të prekura nga zjarret kanë tanimë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve. Është bërë një punë shumë e detajuar dhe është krijuar më e rëndësishmja, e gjithë korniza për të bërë të mundur që dëmshpërblimi të shkojë aty ku duhet dhe cilido që është dëmtuar të marrë atë që i takon”, tha Rama. Gjatë...
Burimi:
javanews.al