Rama shkund befasishëm qeverinë: bie Balluku, merr me vete Spiropalin e Vengun

Rama shkund befasishëm qeverinë: bie Balluku, merr me vete Spiropalin e Vengun

Krejt befasishëm, në një moment të vështirë politik, kryeministri Rama ka bërë ndryshime në qeveri, ku bie në sy shkarkimi i Ballukut, Spiropalit dhe Vengut. Janë katër emra të rinj që hyjnë në kabinet, ndërkohë që ka dhe ndryshime pozicionesh. Kështu, në detyrën e zv/kryeministres vjen Abana Koçiu, ndërsa vendin e saj në Ministrinë e Brendshme e zë Besfort Lamallari. Drejtësinë e lënë nga ky i fundit e merr Toni Gogu, ndërsa marrëdhëniet me parlamentin, portofol që e mbante ky pastor në politikë, e merr Erjona Ismaili. Infrastrukturën dhe Energjitikën e merr një emër i ri, i panjohur, Enea Karakaçi. Mbrojtjen e lënë nga Vengu e merr Ermal Nufi, ndërsa diplomacinë e merr Ferid Hoxha, një diplomat karriere. “Siç ju kam paralajmëruar tashmë ne jemi...