Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit
Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars. Bashkë me Proden është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi. Siç raporton Klan News, vendimi u mor pas protestës së opozitës ku nuk u garantua siguria e qytetarëve dhe ku dhuna kulmoi me sulmin ndaj Vilës 31. Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga. Proda u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor të vitit 2024. Më herët, ai ka mbajtur detyra si specialist i policisë kriminale, shef komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Bulqizë si dhe drejtor i Policisë së Elbasanit.
Burimi:
javanews.al