Rama: SHBA nuk ka ndaluar vizat për Shqipërinë, është pezullim i përkohshëm

Rama: SHBA nuk ka ndaluar vizat për Shqipërinë, është pezullim i përkohshëm

Në episodin e dytë të sezonit të gjashtë të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama sqaroi edhe vetë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar vizat me 75 vende të botës, përfshirë Shqipërinë. Këtë të dielë, Rama shpjegoi se Administrata Trump ka pezulluar vetëm vizat për lejet e punës në Shtetet e Bashkuara, dhe jo vizat studentore, turistike ato për biznes apo të tjera. “Dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, ose më saktë, për ata që jetojnë të hedhur përpjetë dhe që, në përpjetësinë e tyre, i shtuan hedhjeve edhe një hedhje të radhës dhe të së njëjtës natyrë: dezinformim, çoroditje e opinionit publik, helmim i të gjithë atyre që kanë akoma fuqinë t’i dëgjojnë, duke thënë që...