Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare
Në podcastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama riktheu vëmendjen te ngjarja tragjike e 21 janarit. Ai i bëri thirrje Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), që tashmë e ka në dorë këtë dosje, që ta zbardhë sa më shpejt atë që ai e quan herë pas here “krim shtetëror”. “Kjo ishte edhe java e trishtë e 21 janarit, 15 vjet pas krimit shtetëror, vrasjes së katër burrave të pafajshëm protestues, me pushkët e shtetit, në bulevard. Përsëri 21 janari erdhi me hijen përqeshëse të padrejtësisë. Kjo mbetet një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e dëshmorëve, por edhe për moralin e drejtësisë dhe themelet e drejtësisë së shtetit shqiptar. Ne përsëri u mblodhëm dhe e bëmë ritin e nderimit të 4 Dëshmorëve të Atdheut,...
Burimi:
javanews.al