Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)
Kryeministri Edi Rama dhe 40 rektorët e universiteteve publike dhe private, sot, 15 janar, në një bisedë të hapur për cilësinë e institucioneve tona të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Fillimisht Rama u ndal te nevoja për riformatimin e ligjit të arsimit të lartë. “Duke vlerësuar sinqerisht bashkëpunimin që kemi ndërtuar dhe vijmësinë e komunikimit në një rrugë sa institucionale aq edhe të hapur informale, gjë që na ka dhënë mundësinë të jemi vazhdimisht në kontakt me njëri-tjetrin dhe të dëgjojmë e të kuptojmë më shumë në kohë reale, është koha për të rivizituar ligjin e arsimit të lartë, pasi ka kaluar një periudhë e mjaftueshme për të reflektuar ndryshimet që ka sjellë koha. Fatmirësisht kemi një praktikë të mirë të mëparshme, ligji aktual...
Burimi:
javanews.al