Rama reagon ashpër për protestën e opozitës: Rekrutojnë mercenarë me lekë
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e fundit të Partia Demokratike në nisje të podcastit të tij Flasim, duke hedhur akuza të forta ndaj opozitës për dhunë dhe organizim të akteve të rrezikshme gjatë protestave. Rama u shpreh se kishte kohë pa komentuar protesta të opozitës, por tha se reagoi pas përshkallëzimit të dhunës dy javë më parë për të thënë, sipas tij, “diçka të vërtetë”. Ai deklaroi se në Europë ka grupe të ndryshme protestuesish, nga anarkistë e ekstremistë te tifozë huliganë, por shtoi se sipas tij ekziston vetëm një parti që e ka dhunën pjesë të programit të saj politik, duke akuzuar PD-në. Kryeministri akuzoi opozitën se, sipas tij, organizon sulme ndaj institucioneve, shkatërrim prone dhe mobilizim të grupeve që ai i cilësoi...
Burimi:
ntv.al