Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor
Shëtitorja buzë detit në sheshin Taulantia në Durrës, e njohur si zona e Vollgës, po i nënshtrohet një transformimi të plotë urbanistik. Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e punimeve, i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Emirjana Sako, duke ndarë pamje nga projekti në rrjetet sociale. Ai u shpreh se ky investim do të shërbejë drejtpërdrejt cilësisë së ofertës turistike të qytetit dhe do të kthejë shëtitoren në një hapësirë moderne për qytetarët dhe vizitorët. Punimet po vijojnë me ritme të shpejta dhe krahas ndërhyrjeve kryesore ka nisur edhe montimi i strukturave të pergolës, të cilat do të sigurojnë hije për pushuesit përgjatë vijës bregdetare. Rama bëri të ditur se brenda muajit qershor ky segment i shëtitores pritet të përfundojë plotësisht, ndërsa ka sugjeruar edhe...
Burimi:
javanews.al