Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një postim në rrjetin social Facebook, ku prezanton pamjen e re të Gjimnazit “Kolë Idromeno” në Shkodër, pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit. Në mesazhin e tij, Rama thekson se objekti shkollor tashmë ofron hapësira të rinovuara dhe infrastrukturë moderne, duke përfshirë laboratorë inteligjentë, terrene për aktivitete sportive, si dhe ambiente për arte dhe zeje. Sipas kryeministrit, investimi është realizuar duke ruajtur elementet lokale të qytetit dhe duke rikthyer dinjitetin e emrit të piktorit dhe arkitektit të shquar Kolë Idromeno. Rama shton se shkolla do t’u shërbejë rreth 400 nxënësve, mësuesve dhe gjithë komunitetit të Shkodrës, ndërsa postimin e tij e mbyll me urimin për një ditë të mbarë për të gjithë qytetarët. “MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje krejtësisht të...