Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën zyrtare që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar, duke ftuar Shqipërinë për të qenë pjesëmarrës si vend anëtar themelues i Bordit të Paqes, strukturë që do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës. Trump fton Shqipërinë për t’iu bashkuar bordit që do të shërbej si qeveri tranzitore në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës. Presidenti i SHBA-së shkruan se kjo është një përgjegjësi fisnike dhe se me përkushtimin e të gjithë liderëve pjesëmarrës, synohet ndërtimi i paqes së përhershme. Kryeministri Rama shkruan se është falënderues për këtë privilegj ndërsa shton se do të bëjë gjithçka për të lartësuar emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. “MIRËMËNGJES dhe me nderin e kënaqësinë...
Burimi:
vizionplus.tv