Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, gjatë së cilës u diskutua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama theksoi se vendi do të integrohet në BE brenda vitit 2030, duke sqaruar se kjo nuk është një premtim i thjeshtë, por rezultat i një marrëveshjeje me Komisionin Evropian për ekzekutimin e një kalendari të detajuar pune, që përfundon në vitin 2027. “Do të integrohemi në BE brenda vitit 2030, të gjithë thoshin “është gënjeshtër”. Në fakt ishte një marrëveshje me Komisionin Evropian për të ekzekutuar një kalendar pune dhe për të kryer detyrat e shtëpisë që përfundon në vitin 2027. Pastaj pas përfundimit në 2027 të negociatave me Komisionin, mbetet koha rreth...