Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Kryeministri Edi Rama u takua sot me të rinj e të reja, që kanë përmbyllur me sukses periudhën disa mujore të përvojës së tyre të parë të punës në administratën publike, si përfitues të Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një program që prej një dekade po shërben si urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratën publike. Në kuadër të takimit përmbyllës të Thirrjes së 10-të, Kryeministri Rama, e vlerësoi Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, si një nga mekanizmat më të suksesshëm për fuqizimin e burimeve njerëzore cilësore në administratën publike. Kryeministri theksoi se falë këtij programi, rreth 1600 të rinj janë punësuar në mënyrë përfundimtare në administratën e shtetit, duke e cilësuar këtë shifër si domethënëse jo...