Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze
Në fshatin Prush të Tiranës është hapur shkolla e re “Ibrahim Hima”, e cila ofron kushte dinjitoze për nxënësit dhe stafin mësimor. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla e re, duke theksuar se ajo është e pajisur me klasa moderne, laboratorë dhe palestër sipas standardeve bashkëkohore. “Shkolla e re ‘Ibrahim Hima’ në Prush, e rilindur me hapësira arsimore, ambiente të ngrohta dhe kushte dinjitoze, iu siguron nxënësve mundësinë të mësojnë në një mjedis të denjë,” shkroi Rama. Ky investim synon jo vetëm përmirësimin e kushteve të mësimit, por edhe krijimin e një atmosfere të sigurt dhe motivuese për fëmijët dhe mësuesit. Në Tiranë janë ndërtuar dhe vënë në funksionim 45 shkolla të reja, ndërsa 10 të tjera janë në proces ndërtimi. Këto projekte janë...
Burimi:
javanews.al