Rama: Pres raportin për Ballukun! Kryemnistri akuzon ashpër drejtësinë e re: Ndërhyrje brutale me pezullimin e ministrit

Rama: Pres raportin për Ballukun! Kryemnistri akuzon ashpër drejtësinë e re: Ndërhyrje brutale me pezullimin e ministrit

Qëndrimi final i Kryeministrit Edi Rama lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, do të jepet pasi të njihet me raportin e mazhorancës. Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, për më shumë se një orë, kreu i qeverisë kritikoi ashpër drejtësine e re, me akuza se po ndërhyn në punën e ekzekutivit. “Nuk do merrem me procesin që ka nisur në Kuvend se do pres raportin e Këshillit të Mandateve. Drejtësia ka nisur të bëjë një shërbim të pamohueshëm për vendin dhe po bën dëm serioz kolateral për administratën, duke e përmbysur parimin e prezumimit të pafajësisë, mekanizmi i qeverisë së vendit nuk mund të ç’kurdiset kur prokuroria ngre një akuzë”, tha Rama. Përpara kabinetit qeveritar dhe deputetëve, Rama...