“Rama po kërcënon opozitën”, Malaj reagon ashpër: Kryeministri po krijon mite për të larguar vëmendjen nga përmbytjet
Ish-ministri i Financave Arben Malaj komentoi ftesën e Donald Trump për kryeministrin Edi Rama për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, duke theksuar se kjo nuk është një nismë personale, por një ftesë shtetërore për mbi 100 vende. Në një studio televizive Malaj tha se Rama po përpiqet të krijojë mite për të larguar vëmendjen nga problemet reale brenda vendit, si përmbytjet, apo zvarritja e reformave. “Ne ishim në një situatë të vështirë të emergjencës natyrore dhe nuk ka ndodhur në përvojën time po dhe studime që bëjnë në vende të tjera të botës. Fatkeqësitë natyrore janë testi i lidershipit. Kancelari Shrëder ishte në pikën më të dobët për të marrë mandat të dytë dhe vetëm përmbytjet e mëdha në...
Burimi:
sot.com.al