“Rama po bllokon integrimin”, Berisha: Pa votimin e IBAR nuk mbyllet asnjë kapitull, shkak refuzimi i arrestimit të Ballukut
Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar procesin e negociatave me votën kundër kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Sipas Berishës, raporti i piketave të ndërmjetme, i njohur me emrin IBAR, është bllokuar nga vendet anëtare pasi mazhoranca rrëzoi SPAK-un. “BE foli. Nuk mbyllet asnjë kapitull pa votimin e IBAR, dhe IBAR nuk votohet pa arritur standardet e kërkuara. Bllokimi i IBAR do të thotë bllokim i mbylljes së çdo kapitulli. Dhe kjo po vjen kryekëput nga bllokimi që i bëri Edi Rama arrestimit të Lubi Ballukut për të mbrojtur veten e tij.” Berisha deklaroi se takimet e organizuara nga kryeministri Rama nuk e ndryshojnë realitetin. “Edi Rama të organizojë tryeza dhe stërtryeza, asnjë...
Burimi:
vizionplus.tv