Rama përballë alternativës Balluku ose BE, europianët të vendosur për bllokimin e negociatave nëse nuk hiqet mandati…

Rama përballë alternativës Balluku ose BE, europianët të vendosur për bllokimin e negociatave nëse nuk hiqet mandati…

Një stuhi politike po fryn mbi Tiranë, ndërsa kryeministri Edi Rama përballet me një zgjedhje dramatike: të mbrojë politikisht zv/kryeministren Belinda Balluku apo të ruajë kursin europian të vendit. Çështja e heqjes së imunitetit të saj, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), është shndërruar në një test vendimtar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian. Edhe pse Rama deklaroi fillimisht se nuk kishte urgjencë për trajtimin e kërkesës, zhvillimet e fundit tregojnë një kthesë të papritur të mazhorancës. Mbledhja e sotme e Këshillit të Rregullores së Mandateve dhe Imunitetit vjen menjëherë pas sinjaleve të forta nga Brukseli, duke lënë të kuptohet se presioni ndërkombëtar është real dhe i drejtpërdrejtë. Nga Tirana teksa ndodhej për një vizitë zyrtare, kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit...