Rama për Shoqatën e Gjyqtarëve: Regjistrimi nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar përmes një reagimi në rrjetin social X se në deklaratat e tij të mëparshme nuk ka artikuluar se shoqata e gjyqtarëve është e paregjistruar në gjykatë, por se ajo ndodhet ende brenda afatit ligjor për regjistrim. Reagimi i Kryeministrit vjen pas pretendimeve të disa përfaqësuesve të shoqatës së prokurorëve, të cilët Rama i cilësoi si “zëdhënës vullnetarë”, se shoqata e re ishte regjistruar tashmë në gjykatë dhe se ai kishte dhënë informacion të pasaktë. “Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkej e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë. Unë shkruajta: ‘janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit’”, thekson Rama. Sipas...
Burimi:
javanews.al