Rama për RTSH-në: Asnjë lek për ta, nuk i meritojnë taksat e shqiptarëve
Në fjalën e tij përmbyllëse gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te Televizioni Publik Shqiptar. Ai u shpreh se RTSH duhet të shqyrtojë disa opozione siç janë mbyllje, riformatimi, privatizimi, ose dhe partneritetit, sepse sipas Ramës, nuk duhet të vijojë më siç është, ndryshe nuk do të ketë më taksë për televizionin. “Jemi munduar të krijojmë kushtet që televizioni publik të reformohet dhe kemi dështuar. Nuk e di çfarë do të bëjë drejtuesja e re, por deri tani bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm. Që do të thotë nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja në mospërfillje. Kemi një kanal atje. Unë personalisht, hera e fundit që e kam parë televizionin publik ishte para vitit 1990,...
Burimi:
ntv.al