Rama për protestën e PD: Ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës që Partia Demokratike zhvilloi mbrëmjen e djeshme përballë Kryeministrisë dhe Parlamentit. Përmes një postimi në rrjeton social ‘X’, Rama është shprehur se PD është e vetmja parti në Europë që ka në programin e aktivitetit të saj ushtrimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës. Po ashtu Rama në postim shkruan se ata që kryejnë akte dhunë në protestat e PD-së janë mercenarë të rekrutuar me lekë, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për të mos u identifikuar nga kamerat. Teksa ju uroi shërim të shpejtë punonjësve të lënduar të Policisë, Rama vijoi më tej duke shkruar se protestat e organizuara nga kryedemokrati Sali Berisha janë një degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm. Reagimi i Ramës:...
Burimi:
opinion.al