Rama për protestat e PD: Paguajnë mercenarë për hedhjen e molotovëve
Kryeministri Edi Rama është shprehur se PD është e vetmja parti në Europë që ka në programin e saj dhunën dhe shkatërrimin e pronës. Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’ ku tha se udhëheqja e PD-së përgatit bomba artizanale dhe paguan mercenarë për t’i hedhur ato në protestë. “Në Europë ka protestues anarkistë, huliganë, neofashistë, por qysh nga koha e partive famëkëqija në Gjermani e Itali të shumë viteve më parë, ka vetëm një parti parlamentare në Europë që të ketë pjesë të pandarë të programit të saj shkatërrimin e pronës, ushtrimin e dhunës dhe organizimin e trupava paramilitare. Rrugeçërit e lagjes me maska paguhen për të hedhur molotovë. Mercenarët tani kanë kaluar në hedhjen e bombave të mirëfillta artizanale, të përgatitura...
Burimi:
opinion.al