Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Kryeministri Edi Rama takim me qytetarët në njësinë numër 14 në Tiranë tha se  legalizimet dhe kadastra janë në fokus të PS. “Kemi diskutuar për legalizimet sepse shqetësimin se legalizimet janë një proces shumë i vështirë. Është akoma një numër prej 70 mijë që duhen bërë. Një pjesë për ne është e pamundur për ne, për shkak të ligjit aktual. Një pjesë tjetër duhet bërë. Më e drejta është koha e regjistrimit. Ajo që mua më shqetëson është pse dikush që e pret legalizimin që prej 2010, kurse dikush tjetër që e ka bërë legalizimin në 2018 ta marrë më parë. Nuk mund të vazhdohet me blloqe. Ajo që kemi kërkuar dhe që do të bëhet, është që do të bëhet një sistem me kritere...