Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Rama për imunitetin e Ballukut: Pezullim antidemokratik i një anëtari të qeverisë
Në episodin e kësaj të diele në ‘Flasim’, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për drejtësinë shqiptare. Rama përmendi pak pjesën e kërkesës së SPAK për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e quajtur një veprim antidemokratik të drejtësisë. Ai u ndal dhe te një raport i Këshillit të Europës sa i përket paraburgimeve, duke u shprehur se Shqipëria shënon një rekord negativ në këtë pikë. “Siç e kam përmendur disa ditë më parë kemi nisur analizën e thelluar të shenjave shqetësuese të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, pas dy kulminacioneve shumë të forta: Pezullimi antidemokratik i një anëtari qeverie nga një prokuror e gjykatës me një vendim të shkallës së parë dhe tentativa e magjistratëve, gjykatës dhe prokurorë bashkë të Shqipërisë për të...